Kur bëhet fjalë për festa, Qendra Kulturore e Fëmijeve ne Elbasan ëshë pararojë në organizime artistiko kulturore, nën kujdesin e vecantë të drejtuesit të qendrës Martin Kushi.

Jo vëtëm për shkak të të gjithë talenteve që ka qendra, por edhe per të induktuar tek ata ndjenjën e krenarisë së kombit.Përmes këngeve, valleve dhe interpretimeve kushtuar pavaresisë dhe çlirimit të vendit, talentet e Qendra Kulturore e Fëmijeve përcollen ndjenjat e tyre për atdheun.

Me mbështetjen e Bashkisë së Elbasanit organizimi i këtij viti, të vecantën e tij kishte numrin e madh të intepretimeve cka bëri që Koncerti për festat e nëntorit, të zgjaste për disa orë duke tërhequr vemendjen e të pranishme që kishin mbushur sallen e Qendres Kulturore të Fëmijeve në Elbasan.

Televizioni Skampa i pranishëm në cdo orgqanizim mori jo vëtëm urimet e vogëlushëve te talentuar por po sjell ne cdo familje atmosferën e këtij koncerti.

Në prani të prindërve dhe shumë qytetarëve të tjerë, talentet e Qendrës kulturore të fëmijeve interpretuan këngë, valle popullore, si dhe i recituan të gjithë atyre që jetën ia dedikuan dashurisë për atdheun dhe lirisë së tij.

Edlira XHERRI