Pas vaksinimit  të personelit mjeksor, ditën e sotme ka nis në Elbasan vaksinimi i të moshuarve dhe personelit kujdestar në shtëpinë e të moshuarve.

16 të moshuar benë sot dozen e pare te vaksines, ndërsa procesin e ndoqi nga afër kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. 

Njëkohësisht me këtë proces po vijon edhe  vaksinimi  i stafeve   mjekesor në spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe spitalit të Gramshit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë pas të moshuarve rezident në shtepitë e të moshuarve pritet që javën e arfhshme  ky proces të vazhdoj  tek të gjithe moshave te treta ne Elbasan.

Skema e vaksinimit te te moshurve te tjere sipas grupmoshave te percaktuara nga Ministria e Shendetesise . 

Edlira Xherri