Prefekti i qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim pune me disa prej drejtorëve të institucioneve më të rëndësishëm në qarkun e Elbasanit. Në këtë takim prefekti Xhoxhi u kërkoi të gjithë drejtuesve që shërbimi kundrejt qytetarëve të jetë primar dhe ne nivele maksimale.
Ndërkohë që në takim është diskutuar mbi arritjet e drejtorive dhe rritjen e perfomancës nga ana e tyre.
Indrit Karaj, drejtori i Tatimeve Elbasan, fillimisht ka vlerësuar punën që është bërë nga kjo drejtori, ndërkohë që ka theksuar faktin se të gjithë personat që kanë aplikuar në Qarkun e Elbasanit për pagën e luftës, u ka kaluar nga Drejtoria e Përgjithshme.
Ndërsa Desantila Tahiraj, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit, u shpreh se deri në këto momente qytetarët e Qarkut të Elbasanit kanë marrë shërbime korreke, kur kanë pasur nevojë në spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërkohë bën thirrje për më shumë kujdes dhe respektim të masave anticovid.
Në takim edhe drejtues të tjerë institucionesh prezantuan punën e tyre dhe performance, ndërsa prefekti Xhoxhi u ka kërkuar korrektësi dhe që shërbimi ndaj qytetarit të jetë në nivelet e duhura.