Në vazhdim të monitorimeve dhe inspektimeve për respektimin e masave dhe protokolleve të sigurisë Anti-Covid-19, Prefekti i Qarkut Elbasan Z. Klevis Xhoxhi, i shoqëruar nga Drejtoresha e Drejtorisë së Politikave të Arsimit dhe Edukimit të Bashkisë Elbasan, Znj.Edri Ekmekçiu, ka zhvilluar vizita monitoruese në kopshtet dhe çerdhet e qytetit.
Duke përshëndetur masat e marra, Prefekti kërkoi angazhimin maksimal të stafit të kopshteve dhe çerdheve, për të siguruar zbatimin e të gjithë masave të përcaktuara në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve dhe të tyre.