•NËPËRMJET FABULËS GODET NEGATIVITETIN•

 

Në shtëpinë e librit, siç konsiderohet shpesh Biblioteka “Qemal Baholli” në Elbasan, është organizuar promovimi i librit më të ri të shkrimtarit Shefit Doksani. Në librin “Kur Qethen Viçat”, Shefit Doksani fiskullon dukuri të ndryshme të jetes se perditshme, me se shumti ne padrejtesite nga klasa politike.

Redaktori i këtij Libri, Rapik Zhguni, thekson se për fabulistin Doksani, klasa politike është gangrene e perhershme në shoqërinë tone, ku alegoria është arma kryesore e fabulave te tij. Kryetarja e “Klubit të Krijuesëve”, Elena Xhina, vlerësoi penën e tij, si edhe zgjedhjen per ta promovuar ne qytetin e Elbasanit, ku Z.Doksani ka studiuar.

 

Më në detaje rreth librit me fibula, per Televizionin Skampa shprehet vete shkrimtari Shefit Doksani, i cili rrefen thumbimet që përciell nepermjet tyre ku tematikat kryesore janë korrupsioni, pasurimi galopant i disave padrejtesite shoqërore etj.

 

Nder te tjera, shkrimtari tregon edhe pse librat e tij kryesisht jane ne zhanerin e fabules, por edhe cfarë është duke shkruar aktualisht.

 

Vëllimi në fjalë nëpërmjet fabulës godet korrupsionin, premtimet që bëhen para votimeve e më pas realizohen “Kur të qethen viçat”, sipas postulatit filozofik popullor.

Edlira XHERRI

#ELBASANINEWS.AL