TIRANË, 9 qershor/ATSH/Në Zyrën Arsimore Vendore në Elbasan po i nënshtrohen sot testimit të gjuhës së huaj 1742 maturantë.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe zhvillohet në 22 qendra.

Specialistët e Zyrës Vendore Arsimore bëjnë të ditur se janë marrë të gjitha masat në përputhje me protokollin anticovid. Nxënësit janë kontrolluar paraprakisht për temperaturë, maska, doreza nga përfaqësuesit e shëndetësisë prezentë në çdo shkollë. Nxënësit kanë ruajtur distancën gjatë hyrjes në qendrat e provimit si dhe në klasa 1,5-2 metër sipas rregullores së Maturës Shtetërore.

Në çdo qendër, përveç përgjegjësit të administrimit të provimit dhe mësuesve administratorë ka nga 1 përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, MASR. Qendrat mbikqyren nga policia. Testet kanë qenë të paketuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe të personalizuara. Në çdo klasë ka 10 maturantë si numër maksimal i nxënësve në klasa.

ATSH