Gjatë prezantimit të skuadrës së PS-së për zgjedhjet e 25 prillit në Elbasan, Rama tha se “Basha vijon me grumbullimet ‘spontane’ te vetura e Boratit, i cili del mbi veturë e përshëndet dasmorët me dy gishta e flamuj, pa marrë aspak parasysh se kështu rrezikohet shëndeti i tyre dhe i familjeve të tyre dhe kujtdo që është në kontakt me familjet e tyre”.
“Lufta me armikun e padukshëm është sfida e sfidave sepse zmbrapsja dhe largimi përfundimisht i virusit nga jetët tona është sfida e sfidave. Ne jemi të super angazhuar si qeveri për të garantuar rritjen e përditshme të numrit të vaksinimeve, por ama kjo duhet të shkoj paralel me respektimin e rregullave. Nuk mund të vaksinojmë nga njëra anë dhe të tallemi me rregullat nga ana tjetër”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se “kjo është papërgjegjshmëri dhe këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike që kërkon të ofrohet për të ardhur në qeverisje”.