Reshjet e dëborës kanë sjellë një rëndim të situatës në zonat e thella malore dhe Njësinë Administrative Labinot-Mal në Bashkinë e Elbasanit.
Bashkia Elbasan dhe ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike ndodhen në terren dhe po vijojnë punën për normalizimin e situatës. Kryetari i Bashkisë se Elbasanit, Gledian Llatja, apelon drejtuesit e mjeteve duhet të udhëtojnë me kujdes prandaj është e domosdoshme që lëvizja të kryhet me zinxhirë.




























