EMOCIONE DHE PROMOVIM LIBRI
Ish Normalistët e qytetit të Elbasanit janë mbledhur sërish bashkë pas 45 vitesh për të pëkujtuar vitet e tyre të shkollimit, duke kremtuar edhe maturën e vitit 1978.
Të emocionuar, ish maturantët e këtij viti kujtuan edhe njëherë vitet e bukura të gjimnazit pranë shkollës “Luigj Gurakuqi”, duke u ulur edhe njëherë në bangat e kësaj shkolle, e cila njihej ndryshe edhe si fabrika e mësuesve të dikurshëm. Dervish Allushi është një nga iniciatorët e këtij takimi emocional dhe domethënës. Me këtë rast, ai promovoi edhe librin e tij enkas për vitet e bukura që kaluan së bashku, duke zbuluar edhe copëza nga ato që janë shkruar në atë vëllim.
Emocionet i kishin të mëdha edhe pjesa tjetër e ish normalistëve, të cilat nuk nguaruan t’ia shprehnin njëri – tjetrit.
Duket se vitet e fundit nostalgjia e ish maturantëve për t’u ritakuar edhe njëherë pas shumë dekadash ka ardhur në rritje, me rastet të kësaj natyre që tregojnë emocionet që ai brez ka kaluar në vitet e gjimnazit.
Edlira XHERRI