HASA: FËMIJËT, MË TË PREKURIT

 

Viroza që po qarkullon në Shqipëri, ka ndikim direkt edhe në shfaqjen e gripit të syrit. Mjekia Lumturi Hasa thotë se dimri shënon edhe numrin më të lartë të rasteve me këtë problem. Kryesisht më të prekur janë fëmijët dhe të sëmurët kronikë, teksa vërehet që në 10 fëmijë, 5 janë të prekur nga gripi i syrit.

Por veç shfaqjes së gripit të syrit, mjekët shohin si shqetësim vetkurimin e qytetarëve, të cilët në shumë raste e agravojnë problemin. Ndërkohë që neglizhenca, thekson mjekja, ka çuar në përkeqësimin e simptomave, për pasojë edhe kurimi është më i zgjatur në kohë.

 

Gripi i syrit përhapet përmes kontakteve me personat e prekur, ndaj shmangia e grumbullimeve është zgjdhja që rekomandojnë mjekët, ndërsa këshillojnë të mos neglizhohen simptomat fillestare si kruarje dhe skuqje e syrit. Duke qenë se infeksioni është ngjitës kërkohet izolim të rasteve në shtëpi dhe kujdes maksimal për higjienën.

Edlira Xherri