Reshjet e shiut ashtu si në të gjithë vendin kanë përfshirë edhe Qarkun e Elbasanit. Kjo ka bërë që të ketë pas rreshqitje gurësh dhe inertesh madje dhe shëmbje ne akset rrugore Elbasan-Qafe Thane dhe Kryq Shirgjanit-Llixhe, (rruga e vjeter Elbasan-Gramsh). Fimat kontraktuese kane marre masat dhe kane pastruar akset rrugore nga materialet e rena. Po punohet aktualisht ne aksin rrugor Gramsh-Porocan ne te cilen ka shembje rruge dhe eshte krijuar problem ne qarkullimin e mjeteve. Nga reshjet intensive ka pas probleme edhe me energjimë  elektrike. Shtabi i Emergjencave në Elbasan ben me dije se ka nderprerje te energjise ne disa pjese te Nj.A Lunik, Orenje ne bashkine Librazhd, ne Nj.A Tregan, Nj.A Shirgjan bashkia Elbasan, Nj.A Gostime Cerrik, dhe Fidri qe furnizon zonen e Mokres.

 

Informacioni nga Shtabi Emergjencave! 

Ne qarkun Elbasan kemi pasur reshje shiu me intensitet mesatar ne gjithe qarkun dhe sipas te dhenave te Sherbimit Metereologjik gjate 24 oreve kane rene 46mm shi. Kemi pasur prani te inerteve, gureve e aluvioneve ne shume prej akseve rrugore si dhe disa shembje ne aket rrugore Elbasan-Qafe Thane dhe Kryq Shirgjanit-Llixhe, (rruga e vjeter Elbasan-Gramsh). Fimat kontraktuese kane marre masat dhe kane pastruar akset rrugore nga materialet e rena. Po punohet aktualisht ne aksin rrugor Gramsh-Porocan ne te cilen kemi shembje rruge dhe eshte krijuar problem ne qarkullimin e mjeteve.
Lumenjte dhe perrenjte kane prurje qe nuk jane problematike. Nga hidrocentrali i Banjes njoftohemi se po behen shkarkime me 50m3/sek, keshtu qe bashke me prodhimin kemi 150m3/sek shkarkime ne lumin Devoll.
Ne furnizimin me energji elektrike kemi nderprerje te energjise ne disa pjese te Nj.A Lunik, Orenje ne bashkine Librazhd, ne Nj.A Tregan, Nj.A Shirgjan bashkia Elbasan, Nj.A Gostime Cerrik, dhe fidri qe furnizon zonen e Mokres. Jane duke punuar punonjesit e OSHE per riparimin e defekteve.

EdliraXherri/ElbasaniNews.al