Arsimi profesional do të vijojë të jetë në fokus të qeverisë, ndërkohë që numri i studentëve për profilet që këto institucione të arsimit ofrojnë është në rritje.

Sfidë mbetet krijimi i një sistemi të suksesshëm me programe në lëvizje të vazhdueshme dhe hapja e degëve të reja të studimit për të cilat tregu i punës ka nevojë.

Arsyeja se pse arsimi profesional është gjithmonë e më i preferuar lidhet me faktin se programet janë më të lira dhe të përgatisin shumë shpejt për tregun e punës. Programi arsimor profesional të nxjerr të përgatitur për tregun e punës, në moshën 20-vjeçare

Shkolla e mesme profesionale shtetërore “Salih Çeka” në Elbasan është zgjedhja e duhur për ju që dëshironi të zgjidhni mes profesioneve më të kërkuara në tregun rajonal të punës.

Ndër avantazhet që ofrohen janë punësim i menjëhershëm pas diplomimit, mësimdhënie me metodat bashkëkohore, godinë e rikonstruktuar, ofrohet konvikt, mundësi për të vazhduar arsimin e lartë, praktikë profesionale, bursa për nxënësit nga familje me vështirësi ekonomike dhe/ose me probleme sociale, mesatare mbi 9, vajza në profesione jotipike dhe që janë pjesë e komunitetit rom ose egjyptian.

Në shkollën e mesme profesionale shtetërore “Salih Ceka” ofrohen profile në teknologji informacioni dhe komunikimi, mbështetje e përdoruesve të TIK, hoteleri –turizëm, kuzhinë – pastiçeri, guidë turistike, instalues i sistemeve termo – hidraulike, panele diellore dhe hidraulike, përpunim druri, mobilieri – tapiceri, ekonomi-biznes, llogari, tregti, tekstil – konfeksione, rrobaqepësi, shërbim social dhe shëndetësor.