Bashkia Elbasan dhe Food Bank Albania bashkojnë forcat për familjet në nevojëBashkia Elbasan dhe Food Bank Albania kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me synim mbështetjen e familjeve në nevojë në qytet.
Në kuadër të këtij partneriteti, do të realizohet shpërndarja e pakove ushqimore për shtresat më vulnerabël, duke garantuar që ndihma të shkojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente te përfituesit.
Përfaqësuesit e Bashkisë Elbasan vlerësuan bashkëpunimin me Food Bank Albania, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në mbështetje të familjeve që përballen me vështirësi ekonomike.
Palët shprehën angazhimin për të vijuar nismat sociale në dobi të komunitetit dhe familjeve në nevojë.




























