Në kuadër të festave të Nëntorit në Elbasan, ashtu si në të gjithë vendin, shkollat organizuan aktivitete e ekspozita në nder të gjithë atyre që dhanë jeten për lirinë e vendit.

Nën kordiminim e veçantë të Zyrës Arsimore dhe bashkisë së Elbasanit, shkollat realizuan video nën motivet kuq e zi, ku përcilleshin me së miri mesazhet se Shkolla është vatër e edukimit atdhetar.

 

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, teksa ka përgëzuar dhe shprehur mirënjohje për çdo punim nga të gjithë shkollat, është shprehur se ky Brez i Ri po rritet me më shumë Atdhedashuri.

Në fakt, askush më shumë sesa fëmijët nuk i është gëzuar me tepër këtyre festave, ndersa mesazhet e përcjella nga ata në këtë 110 vjetor të pavarësisë dhe 78 vjetorin e çlirimit të vendit ishin të shumta, ku mbizoternte nderimi për ata që luftuan për të qene sot Shqipëria e lirë.

Edlira XHERRI