Matia Cerriku dhe Rubens Xhani ishin vetëm 5 vjeç kur do të preknin me dorë për herë të parë pianon, ndërsa gishtat e vegjël ende do të dridheshin para instrumentit të vështirë. Sot, instrumenti qëndron i sigurtë në duart e tyre ende të vogla, por i lëkundur para ëndrrave të mëdha.

Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan në historikun e saj ka nxjerrë artistë të mëdhenj që sot shkëlqejnë në skenat shqiptare dhe jo vetëm dhe kjo falë punës këmbëngulëse dhe padyshim pasionit të gjithë secilit. Ndërsa një kontribut të madh kanë dhënë edhe mësuesit personalë të këtyre fëmijëve, në këtë rast pianistja Violeta Sulkuqi.

Ndërsa ka qene një vit i vështirë pandemik për të gjithë, këtë vështirësi e kane ndjerë edhe pianistët e vegjel, ndërsa thonë se nuk janë larguar për asnjë çast nga piano. Këta vogëlushë studiojnë me orë të tëra çdo ditë, derisa gishtat e tyre po rriten dhe instrumenti i dorëzohet ëndrrës.
EDLIRA XHERRI