“LIBRI HAP DYERT E DIJES”

Të gjithë së bashku për pasurimin e “Bibliotekës së qytetit” është aktiviteti i radhës që nxënësit e shkollës “Qamil Guranjaku” kanë zhvilluar ne Elbasan.

Pas një sërë takimesh dhe iniciativash, ditën e sotme të rinjte e kësaj shkolle nën moton “Një libër i hapur sot, një e ardhme e nditur nesër”, kanë pritur dhurimet nga nxënës dhe qytetarë elbasanas.

Sakaq, edhe drejtoresha e shkollës “Qamil Guranjaku”, Anila Çota, thekson për Televizionin Skampa që nuk duhet harruar se “Libri hap dyert e dijes”.

Thirrja për t’u bashkuar me të rinjtë e Elbasanit në nismën e tyre për pasurimin e bibliotekës së qytetit me tituj të rinj, vijon të jetë e vlefshme edhe ne vazhdimësi. Kur interesi për pasurimin e bibliotekës është nga të rinjtë tregon edhe njëherë tjetër rëndësinë dhe vlerën e librit letër.

Edlira XHERRI