Ashtu si ne të gjithë sferat e jetes, padyshim që pandemia ka ndikuar edhe tek publikimi i librave te rinj. Por ka edhe shkrimtarë, të cilët pavarësisht ndikimit të pandemisë kanë guxuar dhe i kanë publikuar librat të rinj. Një ndër publikimet e fundit është edhe libri i Klodiana Sinani-t, “Përtej Endrres”. Ditën e sotme ky libër po promovohet në bibliotekën Publike të qytetit të Elbasanit. “Përtej Endrrës” është libri i parë i shkrimtares Sinani dhe nga lexuesit e deritanishëm është pritur mjaft mirë. Mbi ndjesitë që ka marrë deri në këto momente, por dhe emocionet e prezantimit të sotëm, vetë shkrimtarja shprehet për Televizionin Skampa. Ndërkohë që veç falenderimeve për pjesmrrësit dhe ata që e kanë lexuar

Znj.Sinani shprehet se një falenderim i vecante shkon per Natasha Shuteriqin te cilen e kisha nder ta kisha si kritike ne vepren time te pare.

Për drejtoreshën e Bibliotekës Publike ‘Qemal Baholli” pas shumë kohësh pauzë për shkak të pandemisë, uron të jetë i mbarë çelja e këtij sezoni me këtë promovim. Znj.Gashi thekson edhe rëndësine e këtij muaji, i cilësuar edhe si muaji i librit.

 

Për kryeredaktoren e “Përtej Endrres”, Esmeralda Kamenicën, dashuria që shkrimtarja i ka dhënë librit duket që në nisje të tij. Ndaj, për këtë arsye që kur i’u besua kjo detyre, e trajtoi sikur të ishte një gje e shenjte.

Përshtypje mbi librin kanë dhënë edhe mësuesja Laureta Misiri dhe , nxënësja e parë që lexoi atë.

Pikerisht atehere kur mendonte qe mund te arrinte endrren e tij per t’u bere mjek dhe kur po jetonte nje histori te bukur dashurie me Kaltren, Kim, djali 18 vjecar preket nga Covid. Pas daljes nga intubimi kupton qe pertej cdo endrre kemi me te shtrenjte jeten. E nese ai jeton me nenen dhe vajzen qe dashuron mund t’ia dalë. Gjerat ne syt e tij marin nje tjeter dimension.

 

http://Edlira XHERRI