Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Në KZAZ e Bashkise se Elbasanit, procesi i numerimit nisi rreth orës 1 e 30 të mbremjes se djeshme, ndërsa është duke vijuar normalisht edhe ditën e sotme. Luan Dervishi, i intervistuar Nga Televizioni Skampa, shprehet rreth vijimit të procesit të numërimit.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi. Duhet thene se bashkia e Elbasanit ka 220 qendar votimi.