80-vjeçari Xhevit Sinani që pak ditë më parë vrau gruan dhe vëllanë në Tërvol të Gramshit ka dalë këtë të hënë para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Xhevitit do t’i caktohet avokat kryesisht.

I moshuari qëlloi për vdekje me sëpatë bashkëshorten dhe vëllanë për shkaqe që nuk dihen. Në deklaratat e dhëna në polici, ai ka qenë i paqartë, teksa është shprehur se se gruaja dhe vëllai kanë humbur jetën, por nuk mban mend rrethanat e vdekjes së tyre.

Xheviti e vra gruan e tij, 74-vjeçaren Zeqine Sinani në shtëpinë e tyre në Tërvol të Gramshit dhe më pas shkoi në banesën e të vëllait, Shaqir Sinanit, të cilin e vrau me sëpatë.

Top Channel