Në Elbasan po festohet prej një jave tashmë Ditës së Verës, aktivitete janë të shumat dhe kulmojnë në 13 dhe 14 Mars. Rrugë, parqe, lulishte janë të mbushura me aktivitete të organizuara nga Bashkia e Elbasanit dhe më bukur festojnë fëmijët. Por mbi të gjitha ata mësojnë traditën e qytetit të tyre për ta përçuar atë brez pas brezi. Një nga aktivitetet ku luajtën dhe u kënaqën ishte ai i Balonave në sheshin e Stadiumit “Elbasan Arena”.
Padyshim që qendara e vëmendjes së Ditës së Veres do të ishin fëmijet dhe kryebashkiaku i Elbasanit ishte pjesë e këtij aktiviteti, i cili dha edhe urimet për këtë festë.
Teksa shijonin ngritjen e balonave femijet shprehin urimet.
Festimet kulmojnë me koncertin e madh të Natës së Verës, mbrëmjen e 13 Marsit, ndërsa 14 Marsi sjell me mijëra vizitorë në Elbasan për të ndjekur, jo vetëm me dhjetëra aktivitete, por edhe për të festuar ashtu sic e do tradita.
Festivali i Ballakumes, risi e këtij viti, do të zhvillohet në qendër të qytetit ku do të keni mundësi të provoni ballokumet e shijshme të zonjave elbasanase. Ndërkohë ky është panairi i zejeve i cili sjell traditën e çdo zone, nga shpati deri në Labinot Mal.
Edlira XHERRI