Në Elbasan mësohet se janë numëruar plot 289 kuti votimi nga 511 të tilla, përkatësisht 56% të votave. Në përfundim të këtyre kutive, mësohet se kryeson Partia Socialiste, duke marrë 55.9% të votave. PS ndiqet nga PD me 36% të votave, ndërsa LSI del me rezultat shumë të dobët, duke marrë vetëm 5.0% të votave.