Kryetari i Grupit Parlamentar Ps, ka marrë pjesë në  botimin e Elena Xhinës, e cila ka sjellë permbledhjen poetike “Pak magji”. Balla është shprehur vlerësues ndaj këtij botimi.

 

Elena Xhina në bashkëpunim me botimet “Dudaj” sjell për lexuesit një përmbledhje poetike “Pak magji”, e cila jam i sigurtë se do t’ju tërheqë. Ky është botimi i saj i dytë pas një vepre studimore profesionale në jurisprudencë. I nderuar të flas në këtë ceremoni, jo për librin, por për Elenën si një deputete e përkushtuar dhe profesioniste në procesin legjislativ.