ATSH-DPA/ – Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II i ka dhënë kryeministrit Boris Johnson leje për t’u stërvitur në pallatin Buckingham, sipas një raporti.

“Leja është pjesë e përpjekjes së Johnsonit për të vazhduar rimëkëmbjen nga COVID-19”, raportoi gazeta “Telegraph”.

Vendbanimi i madh i mbretëreshës në Londër përbëhet nga një kopsht i madh si dhe një fushë tenisi në natyrë.

Johnson është adhurues i sporteve.

Gazeta publikoi një foto të Johnsonit që mbërriti në rezidencën e tij në Downing Street, pas seancës së stërvitjes, i veshur me një bluzë të kuqe, pantallona të shkurtra blu dhe atlete./ /sara/ a.jor.