Gentian Dyrmyshi është emëruar sot drejtori i Drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në Elbasan. Në emerimin e tij ka qënë i pranishëm Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Z.Arben Skënderi dhe Prefekti i ri i Qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhi. Z.Skënderi, veç urimeve për drejtorin e ri, theksoi faktin se Drejtoria e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan ka një performancë shumë të mirë dhe se në të tilla hapa duhet të punojë edhe drejtori i ri.Nr. 2 I Kadastres Shqiptare, theksoi se Drejtori i ri i Kadastres Elbasan do ti japi nje impuls te ri ketij instutucioni duke qene ne sherbim te qytetareve.

Për prefektin e Qarkut, Klevis Xhoxhi, kthimi në këtë drejtori dhe emrimi i një djali si Gentjani është padyshim kënaqësi. Duhet theksuar se Kadastra më parë drejtohej nga Klevis Xhoxhi, ndërsa së fundmi iu besua detyra e prefektit të Qarkut.

 

Gentian Dyrmyshi, ka shprehur falenderimet e tij për besimin e kësaj detyre, ndërkohë që thekson se do të vazhdojë të punojë në këto ritme. Kujtojmë se Dyrmyshi është 33 vjeçar, i diplomuar për drejtësi, ka punuar si jurist e me pas drejtor juridik në Hipotekë-Kadastrën e Elbasanit që prej vitit 2013.

http://Edlira Xherri