Nevila Gjermeni, mjekja infeksioniste e repartit infektiv në QSUT, e cila është doktoresha e parë që u vu në kontakt me pacientin ZERO, dhe që atëherë është në front të parë në luftë me Covid 19, e ka uruar djalin për ditëlindje nëpërmjet rrjeteve sociale.
Bjorni, i biri ka festuar një ditëlindje ndryshe nga vitet e tjera pasi e ëma nuk ka mundur ta takojë atë personalisht por ajo ka zgjedhur që ta urojë përmes rrjeteve sociale, përmes një video-calli së bashku me mjekë e infermierë, të Spitalit Infektiv.
“Epo të paktën kjo ishte një ditëlindje ndryshe. Asnjëherë më parë nuk i kishin kënduar ‘Shumë urime për ty’ përmes një video-calli mjekë e infermierë, të Spitalit Infektiv. Bjon, dielli im u bëfsh edhe 100!”, shkruan mjekja Gjermeni./newsbomb