Jonada e vogël erdhi në Shqipëri me prindërit e saj dhe po shijonte detin e bukur të jugut, por një incident me gomone i mori jetën.
Helikat e mjetit lundrues që drejtohet nga Arjan Tase, shef i Policimit në Elbasan dëmtuan rëndë shtatë vjeçaren, që vdiq në vend.
Mes dhimbjesh, trupi i pajetë i së ndjerës përcillet këtë të mërkurë për në banesën e fundit. Jonada do të prehet në varrezat e Tufinës.
Vrasja e saj nga një polic që shkeli rregullat duket lundruar shumë pranë bregut ka tronditur opinionin publik.
Me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për t’u bashkuar këtë të enjte në orën 19:00 jashtë Ministrisë së Brendshme.
Top Channel