ATSH/ Plani Kombëtar i Pastrimit po shtrihet tashmë në çdo qark të vendit dhe kësaj nisme të rëndësishme i janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi publikoi pamje nga dita e sotme e pastrimit ku janë angazhuar maksimalisht edhe Forcat e Armatosura.

“Forcat e Armatosura dhe mjetet e tyre të rënda po vazhdojnë punën në pika te ndryshme të vendit për heqjen dhe pastrimin e grumbujve të mbeturinave jashtë vendgrumbullimeve të caktuara”, u shpreh Peleshi.

Ministri apeloi për angazhim të përditshëm të qytetarëve dhe komunitetit në përfshirjen e tyre në këtë aksin dhe për të mos lejuar rikthimin në pikën fillestare

“Në vijim duhet angazhimi i përditshëm i qytetarëve, bizneseve dhe autoriteteve lokale për të mos lejuar rikthimin në pikën fillestare”, tha Peleshi. /a.a/