Dy spitalet Covid, ai i Infektivit dhe Covid-3 nuk do të lejojnë më që familjarët e pacientëve të fusin ushqime në pavion.
Sipas informacioneve për mediat, familjarët thonë se janë njoftuar që brenda nuk mund të fusin asgjë për të afërmit e tyre. Ata mund t’u çojnë vetëm rroba që iu duhen për t’u ndërruar.
“Ne nuk flasim dot me atë që është brenda, i dërgova disa rroba, kemi gati dy orë që presim këtu dhe ende nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. Vetëm rroba na thanë që do fusim brenda, se ushqim e ujë kemi. Nuk kemi folur dot në telefon me të afërmin që është brenda, 4 katër ditë shtruar”, shprehet një prej familjarëve që ndodhet në pritje përpara Covid-3 për Fax News.
E kontaktuar nga Newsbomb.al, shefja e Infektivit, Najada Çomo, tha se do ketë një reduktim, por jo ndalim absolutisht. Do reduktohet vetëm për ndonjë gjë specifike që kërkojnë pacientet pasi ushqimi është mese i mjaftueshëm dhe në bazë të parametrave të çdo pacienti.