Fation Kuqari, ish-konkurent i programit “Përputhen” ka publikuar një foto në rrjetet sociale. Foto e cila ka shqetësuar të gjithë fansat e këngëtares Fifi.

Është pikërisht këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Fifi, e cila qëndron e shtrirë në krevat në spital, pa ndenja. Madje, ajo është e lidhur dhe me aparaturat që i masin rrahjet e zemrës dhe parametrat e tjera jetësorë.

Dyshja shumë e dashur nga publiku kanë publikuar dhe më herët foto me njëri-tjetrin dhe kanë paralajmëruar bashkëpunim. Ndoshta dhe ky rast nuk ka gjë për tu shqetësuar por Fationi dhe Fifi janë duke bërë ndonjë nga “skenat” e tyre.

Screenshot_5.jpg