TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Përfaqësuesi i kompanisë së telefonisë “FOR IG”, Piter Fekete vlerësoi nënshkrimin sot në Tiranë të marrëveshjes roaming, që parashikon reduktimin e tarifave të shërbimit roaming për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e Bashkimit Europian.

“Jam i kënaqur që jemi sot këtu dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje është vetëm fillimi i diçkaje që do të përmirësojë tregun e telefonisë në Ballkanin Perëndimor. Për kompaninë tonë që zotëron kompaninë ONE në Shqipëri dhe një kompani tjetër në Mal të Zi, do të thotë një mundësi e mirë në zhvillimin e këtij sektori, pasi ne jemi së fundi me investimet tona në Ballkan dhe Ballkanin e kemi si shtëpinë tonë të dytë”, tha ai.

Përfaqësues i kompanisë FOR IG”, u shpreh se marrëveshje e sotme do të ndihmojë jo vetëm në bashkëpunim e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, por do të jetë në të mirë të konsumatorit, individëve dhe koorporatave. Për operatorin që përfaqësoj ulja e tarifave roaming është vetëm, hapi i parë në këtë proces krahas investimeve që operatori po kryen në rajon”.

“Ne synojmë të ofrojmë shërbimet më të mira për klientët tanë dhe kjo ka të bëj me investimet në infrastrukturë ku ne po investojmë në teknologjinë e fundit dhe rritjen e kapaciteteve të rrjetit për të bërë të mundur që të ketë qasje në të dhëna dhe të përdorimin e telefonave nga qytetarët edhe për shërbime të tjera që përfitohen nga reduktimi i shërbimeve roaming”, theksoi ai, teksa vuri në dukje se, “mbështet Ballkanin Perëndimor dhe lidhjen ekonomike mes vendeve, teksa këto vende po shkojnë drejt BE dhe kjo nismë i ndihmon në përshpejtimin drejt BE-së”. /j.p/