ATSH/- Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Shna Ndout.

Duke publikuar foto nga Kisha e Laçit, Meta ka uruar besimtarët për një jetë të mbushur me dashuri dhe begati.

“Në këtë Natë të Bekuar të Shna Ndout, u bashkohem lutjeve tuaja për një jetë më të begatë, të mbushur plot lumturi e mbarësi për ju e familjet tuaja, dhe uroj përzemërsisht të keni bekimet e Shenjtit”, shprehet Meta.