ATSH/- Bankat tregtare në vend raportuar për rreth 2.8 miliardë lekë, fitim në katër mujorin e parë të vitit 2020.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar sistemi bankar regjistroi fitime në vlerën e 20 miliardë lekëve dhe një kthim nga kapitali në nivelin 13.45%.

Ndërsa për katërmujorin e parë të këtij viti kthimi nga kapitali ka zbritur në 5.28%, por brenda treguesit të parashikuar nga Banka e Shqipërisë.

Kriza e rëndë e COVID-19 detyroj BSH-në të ndërmerrte vendimin për shtyrjen e pagesës së kredisë deri në gusht të 2020, për individët e biznesin në vështirësi financiare, çka ka ndikuar e dhe në tkurrjen e rezultateve financiare të bankave tregtare.

Megjithatë, ky moment i vështirë i ka gjetur sistemin bankar shqiptarë të mbrojtur dhe me nivele të larta kapitalizimi për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19.

Në fund të marsit, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit në nivel sistemi ishte 19.1%. e.xh/ /a.a/