ATSH – I. Vata/- Ambasada e Francës në Shqipëri njofton qytetarët se ditën e enjte më 23 prill ka një fluturim nga Tirana në Paris.

Ambasada e Francës shprehet se “një fluturim  nga Tirana në Paris është parashikuar për  ditën e enjte, 23 prill ora 12:00″.

“Personat e interesuar të kontaktojnë me shërbimin konsullor në adresën elektronike  [email protected] duke dërguar numrin e telefonit ose Whatsapp-in”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Po ashtu ambasada e Francës në Tiranë shton se “fluturimi organizohet nga kompania shqiptare Air Albania. Kostoja e tij shkon afërsisht 26 000 lekë”. /a.a/