ATSH-DPA/ – Rreth 9,6 milionë gjermanë kanë shkarkuar aplikacionin gjurmues COVID-19, deklaroi instituti ”Robert Koch” (RKI).
Aplikacioni u vu në dispozicion për shkarkim në fillim të kësaj jave, mbi baza vullnetare.
Ai synon të lehtësojë monitorimin e zinxhirëve të rinj të infeksionit të koronavirusit pasi Gjermania lehtësoi kufizimet.
Deri më tani, numri i shkarkimeve arrin në rreth 11,5 % të popullsisë gjermane prej rreth 83 milionë banorësh.
Disa kritikë kanë argumentuar se aplikacioni do të jetë efektiv vetëm nëse shumica e njerëzve në vend e përdorin atë.
“Çdo përdorues i ri e bën aplikacionin më të dobishëm, kështu që është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të marrin pjesë”, shkroi RKI në Twitter.
Vende si Kina dhe Koreja e Jugut tashmë kanë zhvilluar dhe lëshuar aplikacione për përcjelljen e koronavirusit në fillim të këtij viti. /os/