ATSH-DPA/ – Stuhitë, përmbytjet dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit dhe klimës shkaktuan dëme ekonomike prej rreth gjysmë trilion eurosh në Evropë midis viteve 1980 dhe 2020, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA).

”Në 27 vendet e BE-së, si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë, Lihtenshtejni dhe Turqi, u regjistruan dëme për një total deri në 520 miliardë euro”,  njoftoi EEA në një raport.

Sipas EEA, Gjermania, anëtarja e BE-së me popullsinë më të madhe, regjistroi dëmin total ekonomik më të lartë nga të gjitha 32 shtetet e analizuara, duke arritur në rreth 110 miliardë euro gjatë 41 viteve të fundit, e ndjekur nga Franca dhe Italia, ndërsa për frymë, humbjet ishin më të larta në Zvicër.

Është vlerësuar se rreth 3% e të gjitha ngjarjeve ekstreme ishin përgjegjëse për rreth 60% të të gjitha humbjeve ekonomike.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga kushtet ekstreme të motit gjatë kësaj periudhe varionte midis 85 000 dhe 145 000, nga të cilat më shumë se 85% ishin shkaktuar nga valët e të nxehtit, si ajo veçanërisht e rëndë e vitit 2003 në Francë./   /os/