ATSH-AFP/ – Kufizimet nga COVID-9 në pranverë kanë shkaktuar një rënie brutale të ekonomisë amerikane në recesion dhe përmasat e kësaj rënieje të PBB-së së SHBA-së për periudhën prill-qershor do të publikohen sot, në një kohë kur edhe numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit ka arritur nivelin më të lartë në vend.

Me uzina të mbyllura prej disa javësh, me tregje dhe restorante të mbylluara, me mjediset e biznesit të shkreta plotësisht nga punëtorët, kufizimi i madh, i vendosur në mes të muajit mars në SHBA, ndaloi plotësisht një ekonomi të shëndetshme.

Miliona amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës dhe vazhdojnë të jenë të papunë në një treg pune të kërcënuar.

Pasi regjistroi një rënie prej 5% në tremujorin e parë, Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rënie historike në tremujorin e dytë.

Vlerësimi i parë i administratës Trump do të publikohet sot dhe shifrat pritet të jenë tronditëse, rreth -35%, sipas një konsensusi të analistëve dhe -37%, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Në shkallë krahasuese, tremujori më i keq i Recesionit të Madh ka qenë tremujori i katërt i vitit 2008 kur PBB reale u kontraktuar me 8,4% në ritëm vjetor”, theksoi Ben Herzon, ekonomist për kabinetin IHS Markit, i cili parashikon një rënie me 35,3%./ /ec/