ATSH/ Fondi i kompensimit në vlerë të pronarëve gjatë vitit 2021, parashikohet në masën 3 miliardë lekë, nga 1.9 miliardë lekë që ishte në 2013.

Sipas planifikimeve në buxhetin e vitit që vjen, i cili tashmë ka mbërritur për diskutim në Kuvend dhe pritet të çelet nga data 1 janar, ky fond është 0.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kompensimi në vlerë i pronarëve bëhet në mbështetje të reformës së ndërmarrë nga qeveria për trajtimin e ish-pronarëve pjesë e së cilës është kompensimi në vlerë për t’u realizuar brenda periudhës 10-vjeçare, të parashikuar dhe në ligjin“Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit”.

Për të marrë këtë kompensim ish-pronarët duhet të plotësojnë dosjet e tyre me disa dokumente. Sipas Agjencisë së Trajtimi të Pronave, duhen 6 dokumente për të përfituar kompensimin.

/a.gjonaj/j.p/