Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

 

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.13 lekë dhe këmbehet me 90.40 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 98.82 lekëve, ose 0.02 lekë më shumë se të premten.

 

Monedha britanike u mbiçmua me 0.10 lekë dhe këmbehet me 118.08 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105.20 lekë, ose 0.14 lekë më pak se një ditë më parë.

 

Sot në këmbim me lekun, edhe disa nga valutat e tjera kanë pësuar rritje.

 

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar amerikan USD 90.40 +0.13

Euro EUR 98.82 +0.02

Poundi Britanik GBP 118.08 +0.10

Franga Zvicerane CHF 105.20 -0.14

Jeni Japonez (100) JPY 60.52 -0.13

Dollari Australian AUD 60.84 +0.03

Dollari Kanadez CAD 65.56 -0.04

Korona Suedeze SEK 8.70 0.00

Korona Norvegjeze NOK 8.41 -0.01

Korona Daneze DKK 13.25 +0.01

SDR SDR 120.97 +0.16

Ari (OZ 1) XAU 240363.66 +2,179.04

Argjendi (OZ 1) XAG 2842.18 +30.95

Juani Kinez (onshore) CNY 12.77 0.00

Juani Kinez (offshore) CNH 12.76 0.00

Lira Turke TRY 2.65 +0.02

/r.e/a.f/atsh