http://Nga Edlira XHERRI

Besimtarët Myslimanë anembanë botës festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, e cila njihet edhe si festa e sakrificë.

Qytetarët në të gjithë qytetet e vendit falën Namazin në orën 06:05. Në Elbasan falja e Kurban Bajramit u  krye në sheshin përpara xhamisë së Ballies.  Pas 55 vitesh kjo ditë do është edhe dita e parë e hapjes së xhamisë së Ballies për kryerjen e riteve fetare ditore.

 

 

PAK HISTORI…! 

XHAMIA E BALLIES

 

Xhamia e Ballies është vizituar nga  Evlija Çelebiu. Sipas Çelebiut, xhamia e Ballijes është ndërtuar në vitin 1017, të hixhretit (17 prill 1608 deri më 6 prill 1609) dhe është vendosur në qendër të qytetit. Ndërtuesi kishte shkruar për këtë xhami. “Për hir të Perëndisë Hasan Balliu ndërtoi këtë shtëpi të Zotit, e cila shembëllen me parajsën”. Faltore, stili i së cilës bën pjesë në periudhën e dytë të zhvillimit të arkitekturës shqiptarr  islamike, kur modeli klasik osman  i xhamisë përhapet në të gjitha trevat e Rumelisë.  Për qytetin e Elbasanit ajo vinte e dyta në kohë, pas xhamisë së Nazireshës, me të cilën kanë të njejtënn gjuhë tipologjike. Elementet e saj përbërës funksional: salla e faljes, portiku në ballin e hyrjes dhe minarja  në të djathtë plotësojnë siluetën me një kupolë gjysmësferike të lartësuar me një tambur polygonal tetëkëndor. Elementi më tërheqës i xhamisë ishte minareja që konkuronte të gjitha të tjerat me modelimin dekorativ original të saj sin ë zhvillimin e trupit në lartësi, por edhe ballkonit , i vetmi i këtij modeli në Shqipëri.

 

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.