TIRANË, 14 qershor, /ATSH/ – Ura e Abdyl Agës është një nga monumentet e kulturës, të “fshehura” në natyrën mbresëlënëse mes Malit të Krujës dhe Gamtit.

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi ka ftuar turistët që të vizitojnë Krujën, e cila thekson ai ka ende shumë vende për të treguar.

“Këtë vit, eja dhe vizito shtëpinë tënde”, thekson Bushi

“Kruja ka ende shumë vende për të treguar, e një nga këto është Ura e Abdyl Agës, si një nga monumentet e kulturës, të “fshehura” në natyrën mbresëlënëse mes Malit të Krujës dhe Gamtit”, shprehet Bushi.

Ura Abdyl Agës monument kulture, kategoria I ndodhet në Grykën e Shkallës së Zezës në Krujë ndërmjet fshatrave Barkanesh e Cudhi të malësisë së Krujës.

Në mesjetë ura e Abdyl Agës i shërbente rrugës së karvaneve që lidhte Shkodër – Lezhën me Dibrën nëpërmjet malësisë së Tiranës dhe asaj të Matit.

Sipas informacioneve mendohet që i përket fillimit të shekullit XVIII.

ATSH