TIRANË, 23 qershor/ATSH/ – Fermerët e Manzës do të kenë mundësi për vaditjen e çdo parcele të tokave të tyre pas pastrimit të kanalit kryesor vaditës që del nga rezervuari i Tarinit.
Bashkia e Durrësit ka vijuar punën intensive në mbështetje të fermerëve duke përmirësuar infrastrukturën bujqësore me qëllim nxitjen e prodhimit vendas bio.
Kështu, ndërmarrja e bashkisë ka pastruar kanalin kryesor vaditës që del nga rezervuari i Tarinit me gjatësi 7 kilometra.
Ky kanal vaditës i shërben fermerëve të Manzës për vaditjen e çdo parcele të tokave të tyre.
ATSH