
ATSH-AFP/ – Janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Konflikti ruso-ukrainas është në qendër të këtyre bisedimeve.
Të tre udhëheqësit patën një bisedë telefonike të enjten, gjatë së cilës Franca dhe Gjermania kërkuan një armëpushim të menjëhershëm nga Rusia.
Që nga takimi i tyre më 7 shkurt në Kremlin, Emmanuel Macron ka pasur nëntë biseda telefonike, përfshirë atë të së enjtes së kaluar, me Vladimir Putin./ (vijon) a.jor.


























