PARIS, 4 korrik /ATSH-AFP/ – Muzeu i Luvrit, më i madhi dhe më i vizituari në botë, do të rihapet të hënën, me të gjitha masat paraprake të mundshme dhe pa shumë turistët amerikanë dhe aziatikë të zakonshëm në këtë sezon.

“Kriza e koronavirusit tashmë ka shkaktuar më shumë se 40 milionë euro humbje në muzeun e Luvrit”, dekalroi presidentin dhe drejtori i tij, Jean-Luc Martinez, i cili pret tre vite të vështira financiarisht dhe mbështet një rimëkëmbje nga “demokratizimi kulturor” në drejtim të të rinjve dhe publikun më modest, në veçanti në rajonin e Parisit.

70% e ndërtesës publike, rreth 45 000 metra katrorë, do të jenë të aksesueshme. Zonat e ngarkuara, si dhe Antikitetet, veçanërisht egjiptiane, do të jenë të hapura për publikun. Vendet që janë më komplekse për t’u menaxhuar do të mbeten të mbyllura për momentin.

“Ne po humbasim 80% të publikut tonë. 75% e vizitorëve tanë janë me origjinë të huaj. Do të kemi në rastin më të mirë 20-30% të publikut tonë të verës së vitit 2019, mes 4 000 dhe 10 000 vizitorëve në ditë maksimalisht këtë verë”, theksoi Jean-Luc Martinez në një konferencë shtypi javën e kaluar.

Rezervimet janë të hapura që prej 15 qershorit në internet dhe mbetet rruga më e preferuar për të hyrë në muzeun e Luvrit.