PARIS, 23 qershor /ATSH-AFP/ – Tregu europian i automobilave do të regjistrojë në 2020 një rënie historike prej 25% për shkak të krizës shëndetësore, njoftuan prodhuesit në një komunikatë.
”Regjistrimet e makinave të reja në Bashkimin Europian, duke përjashtuar Britaninë e Madhe, do të rriten nga 12,8 milionë njësi në 2019 në 9,6 milionë njësi këtë vit”, sipas Shoqatës së Prodhuesve Europianë të Automjeteve (ACEA).
ATSH