Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 4 anije tregtare me 10 750 tonë mallra çimento dhe ure, si dhe 340 konteinerë.
Ndërsa 5 anije janë në pritje me 18 432 tonë mallra të ndryshme si ure, çimento, llamarinë, skrap, gurë mermeri, etj.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, gjatë muajve janar-mars në port janë përpunuar 971,425 mijë tonë mallra gjithsej, ose 12 % më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2020.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës./k.s/