Pesë shqiptarë janë arrestuar dhe 10 të tjerë janë shoqëruar në polici pasi hapnin profile ‘fake’ në rrjetet sociale dhe gënjenin të miturit.

Mediat greke bëjnë me dije se operacioni u zhvilluar pas ankesave të prindërve të një 15-vjeçari i cili ra pre e një mashtrimi në rrjetet sociale.

Mësohet se grupi i shqiptareve kishte hapur një profil fallso në instagram me foton e një vajze dhe kishin kontaktuar me djalin e një biznesmeni,15 vjeç. Personat në fjalë kishin lënë takim me 15 vjeçarin.

Kur ai mbërriti në vendin që kishin lënë takim u përball me disa persona të cilët e sulmuan dhe i grabitën sendet që kishte me vete.

Sipas policisë greke, thuhet se ka shoqëruar 15 persona dhe janë arrestuar 5 prej tyre.newsbomb