Nuk ka rëndësi mënyra se si vihet re gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve por sipas ekspertëve të Shëndetësisë kjo është një shenjë paralajmëruese , duke treguar inflamacion të gengivave ose një inflamacion të periodontit. Në rastin më të keq , pasoja është humbja e dhëmbit
Nga mishrat e shëndetshëm nuk rrjedh gjak. Ato kanë një ngjyrë të zbehtë rozë dhe një profil të valëzuar. Mishrat e sëmurë dhe të inflamuar kanë ngjyrë të kuqe të errët , janë të butë dhe të ndjeshëm. Ata rrjedh gjak lehtë dhe kane erë të pakëndshme.
Sipas ekspertëve të Shëndetësisë, shkaku kryesor i këtij inflamacioni i cili shoqëron gjakderdhjen e mishrave është higjiena orale e varfër. Pllaka bakteriale formohet mbi dhëmbët që janë pastruar dobët ose të papastruar. Hendeku në mes të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve është veçanërisht në rrezik .
Pllaka bakteriale ekskreton produkte të dëmshme metabolike të quajtura endotoksina të cilat nxisin përgjigje imunitare . Kjo përgjigje imunitare nga ana tjetër shkakton inflamacion , i cili – edhe pse bakteret janë shkatërruar, çon në të largim ose tërheqje të mishrave . Nëse infeksioni mbetet i patrajtuar, ai sulmon periodontitin dhe në fund nofullën.
Ekspertët thonë po ashtu se krahas higjienes jo të duhur orale , faktorët e rrezikut për zhvillimin e gjakderdhjes së gengivave , gengivitit dhe sëmundjes periodontale janë pirja e duhanit , diabeti mellitus , ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë apo frymëmarrje e zgjatur përmes gojës.