Dy vjedhje kanë ndodhur gjatë mesnatës së kaluar në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve për mediat, në lagjen “Vullnetari”, disa persona ende të paidentifikuar janë futur gjatë natës në një apartament dhe kanë vjedhur sende me vlerë.
Gjithashtu edhe në njësinë administrative “Tregan”, dy persona kanë hyrë në një banesë për të vjedhur. Ata kanë marrë materiale ndërtimi dhe një motor, por këtë të fundit e kanë lënë pak metra larg banesës, pasi nuk kishte karburant.
Pas denoncimit të familjarëve, policia po heton për kapjen e hajdutëve.