Kastriot Kodram 61-vjeç është gjetur i djegur ditën e sotme në Skrapar.

Bëhet me dije se 61-vjeçari është gjetur i pajetë në vendin e quajur Bari i Madh në Skrapar.

Nga infomacionet paraprake mësohet se Kodra prej disa ditësh ishte larguar nga banesa dhe vuante nga problemet psikologjike.

Dyshohet se viktima ka ndezur një zjarr për t’u ngrohur dhe është asfiksuar dhe më pas ka rënë sipër zjarrit, duke i shkaktuar kështu edhe vdekjen.

newsbomb