Me vizitën në Tajvan të zëdhënëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, rivaliteti Kinë-SHBA është shkallëzuar tej mase. Përplasja ka efekte edhe në Gjermani.

Kur Shieh Jhy-Vey hedh vështrimin nga dritarja, i del parasysh Katedralja Gjermane në Berlin. Përfaqësuesi i Tajvanit në Gjermani e ka rezidencën në një vendet më të bukura në Berlin. Deri tek Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në bregun e Spree, Shieh-it i duhet më pak se gjysmë ore në këmbë. Por distanca mes këtyre dy botëve është me kilometra larg. Në intervistë për Deutsche Wellen, ai shpjegon, se tensionet aktuale nuk qëndrojnë mes dy vendeve, por mes “dy sistemeve vlerash”, sistemit “të diktaturës” dhe “demokracisë.” Me vizitën në Tajvan të zëdhënëses së Dhomës Amerikane të Përfaqësueve, Nancy Pelosi, numri 3 në sistemin qeveritar amerikan, tensionet në trekëndëshin Pekin-Uashington-Taipeh u shkallëzuan deri në cakun e përplasjes ushtarake.

Politika e jashtme e Gjermanisë në këtë kontekst ndodhet në dilemë: Nëse Gjermania pozicionohet qartë kundër agresivitetit të Kinës, kërcënon një konflikt i rëndë me partneren më të rëndësishme tregtare, Kinën. Nëse kursehet me kritikat ndaj Pekinit, tingëllon bajate politika gjermane kaq e ngritur lart e orientimit nga vlerat. Ajo që dihet, është se po bëhet shumë më e vështirë të qëndrosh larg konfliktit gjithnjë e më të nxehtë mes Kinës dhe SHBA-së.

Deklarata e ministres së Jashtme dhe thirrja e ambasadores

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock u shpreh qartë pro Tajvanit. “Ne nuk pranojmë shkeljen e së drejtës ndërkombëtare dhe kur një fqinj më i madh me shkelje të së drejtës ndërkombëtare sulmon një fqinj më të vogël, kjo vlen natyrisht edhe për Kinën”, tha Baerbock para konferencës së OKB për armët atomike në Nju Jork. Të martën (02.08) u thirr menjëherë ambasadorja gjermane, Patricia Flor në Ministrinë e Jashtme në Pekin. Flor shkroi më pas në twitter. “Bisedë direkte sot! Në takimin tim me zëvendësministrin e Jashtëm, Deng Li theksova: Gjermania e mbështet politikën Një-Kinë. Shkëmbimi me autoritetet tajvaneze është pjesë e kësaj politike. Kërcënimi me dhunë ushtarake nuk është i pranueshëm në asnjë rast, siç u paraqit edhe nga ministrja e Jashtme.”

Taiwan Nancy Pelosi, während eines Treffens mit der taiwanesischen Präsidentin Tsai Ing-wenPelosi gjatë takimit me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-ven 

Politika Një-Kinë

Që ambasadorja gjermane flet për “autoritetet tajvaneze” dhe jo për qeveri tajvaneze ka të bëjë pikërisht me politikën Një-Kinë. Edhe Tajvani nuk ka në Gjermani një ambasadë, por vetëm një “përfaqësi të Tajpehut”. Përveç kësaj nuk ka kontakte në nivel të lartë shtetëror. As për kreun e qeverisë, as për presidenten ashtu si edhe për zëvendëspresidentin, ministrin e Jashtëm apo të mbrojtjes, presidentin e parlamentit apo gjykatësin e lartë nuk ka vizë për në Gjermani. Respektimi i politikës Një-Kinë bën pjesë tek shtyllat kryesore të marrëdhënieve bilaterale të Pekinit në botë.